Deputetët punësuan dedektivë për të filmuar votën, eksperti: E paligjshme, duhet të përfundojnë në burg

schedule08:56 - 16 Qershor, 2021

schedule 08:56 - 16 Qershor, 2021

Prej disa ditësh në media po qarkullon lajmi se disa deputetë punësuan dedektivë private për të filmuar shitjen e votës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, eksperti Ervin Karamuça ka deklaruar se kjo gjë është kundra ligjit pasi profesioni i dedektivit nuk është i rregullt në Shqipëri.

Sipas ekspertit, në rastin e votës një politikan me dedektivin hyjnë së bashku në burg. Karamuça ka deklaruar se në Shqipëri janë 130 zyra me dedektivë privatë.

Të bësh një foto, një regjistrim nuk është e ligjshme. Një politikan me dedektivin hyjnë së bashku në burg. Janë 130 zyra me dedektivë privatë në Shqipëri. Edhe klientit po t’i thuash që më thuaj çfarë tha tjetri është krim. Po këta nuk e dinë këtë.

Ne kemi një paradoks të madh në Shqipëri, kemi një ligj për masa shtesë të sigurisë publike. Për të pasur këtë lloj titulli, do të thotë që ke një ligj për masa të sigurisë publike dhe pastaj për masa shtesë për sigurinë. Në Itali është veprimtaria e sigurisë publike, ne nuk kemi një ligj të tillë. Do të ishte shumë mirë që të kishim një ligj të tillë që të parashikonte gjithçka.

Ndërkohë në të gjithë botën kemi certifikata sigurie të zyrave të dedektivëve private, nëse je në rregull unë të them vazhdo detyrën, nëse jo të heq licensën. Nuk ka një shkollë shtetërore në Shqipëri të behesh dedektivë”./abcnews.al