Jessica Biel ka folur për herë të parë pas ardhjes në jetë të fëmijë së saj të dytë, Phineas. Në një intervistë të dhënë së fundmi, aktorja 39-vjeçare foli për mirëpritjen e fëmijës së dytë në mes të pandemisë së koronavirusit.
“Nuk ishte sikur duhej të ishte një sekret. Sapo ndodhi Covid-19, dhe më pas shkova në Montana me familjen time dhe nuk u largova kurrë. ”, tha ajo. Për shkak të kufizimeve në të gjithë vendin, aktorja tha se kishte frikë se burri i saj nuk do të ishte në gjendje t’i bashkohej asaj në sallën e lindjes.
“Ishte një moment kur askush nuk lejohej fare, dhe unë me të vërtetë po nervozohesha për atë situatë. Por po, ai u lejua. Mendoj se nëse do të duhej të isha atje vetëm, kjo do të kishte qenë e tmerrshme. Do të kisha qenë vërtet e frikësuar. ”, shtoi më tej aktorja.
Biel lindi Phineas në korrik por çifti i famshëm nuk e konfirmoi lindjen e fëmijës dhe muaj më vonë, kur Timberlake zbuloi gjininë dhe emrin në “The Ellen DeGeneres Show”.“Ai është i mrekullueshëm dhe kaq i lezetshëm. Askush nuk po fle. Por ne jemi të entuziazmuar. Ne jemi të ngazëllyer dhe nuk mund të jemi më të lumtur. Shumë mirënjohës.”, tha këngëtari. /abcnews.al