2-4% e rasteve në Francë janë të variantit “Delta”

schedule14:50 - 15 Qershor, 2021

schedule 14:50 - 15 Qershor, 2021

2 deri në 4% e rasteve në Francë janë të variantit delta, sipas një deklaratë të ministrit të shëndetësisë, Olivier Veran. Varianti Delta është më infektues se variantet e tjera, duke shtuar edhe më tepër rrezikun e përhapjes.

Sipas Veran, vendi regjistron 50-150 raste në ditë të variantit delta, duke theksuar rëndësinë e masave për të kufizuar përhapjen e virusit.

“Ne jemi në procesin e eliminimit të virusit dhe përfundimit të pandemisë dhe në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojmë që varianti indian të shkaktojë një tjetër valë të pandemisë”, u tha Veran gazetarëve në një qendër vaksinimi në Paris.

Dje, kryeministri britanik Boris Johnson shtyu planet për të hequr shumicën e kufizimeve që janë ende në fuqi, duke përmendur rreziqet e variantit Delta, i identifikuar fillimisht në Indi . Numri i të infektuarve në Francë ka pësuar rënie gjatë dy muajve të fundit pasi vendi lehtësoi bllokimin e tij të tretë, kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!