Në Maqedoni, kërkesa e opozitës maqedonase për amnistimin e të gjithë të implikuarëve në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit të kaluar në Kuvend është përpjekje për anashkalimin e drejtësisë dhe të bazave demokratike. Kështu thotë për TV Klan Maqedoni profesoresha e shkencave juridike Ana Çupeska.
Përpjekja për amnisti masive, ashtu sikurse e kërkon VMRO-DPMNE-ja opozitare, nuk është asgjë tjetër veçse tentim për dekriminalizimin e veprimeve kriminale – vlerëson profesoresha fakultetit juridik të Shkupit, Ana Çupeska:
Ana Çupeska – Universiteti Shën Kirili dhe Metodi në Shkup: “Ajo që duhet bërë së pari ështëqë të verifikohet se çfarë ndodhi saktësisht më 27 prill. Një mënyrë që të përcaktohet kjo është përmes komisioneve, si ky në Kuvend. Mirëpo, komisioni nuk mund të substituojë procesin ligjor. Amnistia është ide e promovuar nga Hristijan Mickovski me qëllim që të dekriminalizohen veprimet kriminale”, – vlerëson profesoresha Çupeska.
Sipas saj, kërkesa e opozitës maqedonase për amnisti, në momentin kur në gjykatën e Shkupit vazhdon procesi kundër mëse 30 personave për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, është në kundërshtim me përcaktimin politik për integrimin europian të vendit:
“Të mos harrojmë se kapitulli i parë të cilin duhet ta çelim lidhur me proceset euro-integruese është ai i 23-ti. Me këtë amnisti, sipas meje, do të suspendoheshin postulatet themelore të një shteti demokratik”.
Profesoresha e Universitetit të Shën Qirili dhe Metodi në Shkup thotë se ajo që tani duhet të bëhet, në interest ë vendimeve për të ardhmen e Maqedonisë, është që të miratohet një deklaratë politike në Kuvend rreth së cilës do të bashkoheshin deputetët karshi vizionit për përparimin demokratik të vendit, procesit të integrimit euroatlantik dhe karakterit shumëkulturor të Maqedonisë.
“Që ky të jetë një traktat i ri shoqëror, pajtues për këto tri shtylla kryesore që na janë të domosdoshme për periudhën e ardhshme”.
Profesoresha Ana Çupeska shprehet optimiste përsa i përket Marrëveshjes me Greqinë – miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe ratifikimit të kompromisit të arritur lidhur me shtesën gjeografike për emrin e shtetit, megjithëse nuk përjashton mundfësinë e, siç thotë ajo, pazareve të reja politike./ Klan Macedonia/