Monedha vendase forcohet, euro zhvlerësohet sërish

schedule19:37 - 29 Tetor, 2018

schedule 19:37 - 29 Tetor, 2018

Leku po vijon forcimin e tij përballë valutës së huaj, ndërsa euro po zhvlerësohet përballë monedhës sonë vendase. Eksperti i ekonomisë Zef Preçi tregon disa nga arsyet e kësaj situate në tregun e këmbimit valutor dhe si duhet vepruar për stabilitetin e saj.

Java ka nisur pozitive në tregun valutor për monedhën vendase, e cila është forcuar ndaj valutave kryesore ndërkombëtare, por e kundërta ka ndodhur me monedhën europiane euro e cila ka nisur sërish të zhvlerësohet kundrejt lekut. Monedha europiane euro është këmbyer këtë të hënë me 124.2 lekë në blerje dhe 125 lekë në shitje. Ekspertët e ekonomisë shpjegojnë disa nga arsyet e forcimit të lekut dhe zhvlerësimit te mëtejshëm të monedhës europiane, duke theksuar se në qarkullim ka mjaft para që vijnë nga informaliteti e një sërë faktorësh të tjerë.

Zef Preçi, ekspert ekonomie: “Sasia e euros në qarkullim është rritur më shumë se sa kërkesa për të ç’ka reflekton edhe problematikën serioze të viteve të fundit, sa i takon aktiviteteve informale dhe kriminale. Të bëhet dallim nga aktivitetet informale që vijnë nga emigracioni apo nga taksat që nuk paguhen, apo aktivitetin e njohur të përpunimit, të kultivimit të kanabisite e drogave të rënda në tregun shqiptar. Të gjtiha këto kanq çuar në përqëndrime të mëdha parash në pak duar. Në bankat shqiptare kanë hyrë më shumë se 130 milionë euro si rezultat i transaksioneve cash të kompanive kryesisht atyre të ndërtimit. Por që nuk ptovohet origjina e këtyre parave.”

Por a duhet të ndërmerren masa nga instancat përkatëse për të frenuar këtë trend që dobëson monedhën euro dhe forcon atë vendase:

“Banka e Shqipërisë duhet të monitorojë më me kujdes dhe më nga afër këtë fenomen, në mënyrë që të ketë një paln real që çon në paksimin e qarkullimit të parave jashtë bankave. Së dyti duhet të bashkëpunojë me instuticionet e tjera ligjzbatuese sa i takon nënshkrimit të aktiviteteve kriminale të cilat deformojnë ekonominë edhe dëmtojnë politikënsepse një pjesë e këtyre parave mund të përdoren fare mirë në fushatat elektroale që do të çonte në deformim të vullnetit të qytetarëve.”

Gjatë verës, monedha europiane arriti nivelin më të ulët të këmbimit me lekun që prej 10 vitesh ç’ka detyroi Bankën e Shqipërisë të ndërhynte në tregun valuator duke blerë 13.9 milionë euro për të frenuar rënien e mëtejshme të monedhës europiane./abcnews.al