Deklarata e Bashës, Nazarko: Nuk tregoi si do e mundë Ramën, duhet të ndryshojë rrënjësisht

schedule21:43 - 14 Qershor, 2021

schedule 21:43 - 14 Qershor, 2021

Analisti Mentor Nazarko deklaroi në “Log.” në ABC se në deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha pas fitores mungoi pika më e rëndësishme: “Si do e mundë Ramën”. Nazarko u shpreh se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht dhe të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria.

“Basha nuk tregoi si do e mundë Ramën. Për një njeri që ka humbur tre herë, herën e katërt duhet të sjellë diçka ekstra.  E vërteta është se kjo betejë që e pret është më e vështirë se Basha duhet të ndryshojë rrënjësisht. Duhet të kuptojë proceset ku ka hyrë Shqipëria”, deklaroi Nazarko.

Ndërsa deklaratën e Berishës për t’u kthyer në krye të PD-së. Nazarko e shpjegoi si tendencë për të treguar fuqinë përballë reagimeve pas shpalljes non-grata nga SHBA.

“Ai është pronari i asaj partie. Berisha u kujdes dhe u bezdis nga teoritë që pasi të fitonin do ta flaknin pas presionit nga Amerika. Me atë thënie deshi të theksonte fuqinë e tij në parti. Ai arriti që të gjithë ata që ishin kandidatë nuk guxuan. Madje u përfshinë në mbështetje të tij. I dashnë besueshmëri tezës që ai me të vërtetë mund të kthehet”, deklaroi ai.m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!