Edhe qyteti i Durrësit, është blinduar nga zbarkimi i forcave RENEA në terren. Objektiv i kontrolleve kanë qenë lokalet ku qëndrojnë personat “problematikë” dhe të dyshuar për lidhje me krimin.
ABC mëson se kontrollet janë përqendruar edhe tek lokalet e Plarent Dervishit, ndërsa në sitë është futur një tjetër lokal i njohur në Durrës, ku thuhet se frekuentohet nga personazhe të botës së krimit.
Në krye të aksionit mësohet se është vetë kreun drejtorisë së policisë së Durrësit, Lorenc Shehu. Ndërkohë aksion nga RENEA e FNSH po zhvillohen në Vlorë por edhe në Elbasan. Deri më tani ka dy të arrestuar dhe dhjetëra të shoqëruar.
Kujtojmë se Plaurent Dervishaj është një nga më të kërkuarit e Drejtësisë. Ai u arrestua në Dubai dhjetorin e vitit të kaluar, por më pas ky shtet e liroi nga qelia. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë refuzuar ekstradimin e Dervishajt në përgjigje të shkresës së dërguar nga autoritetet vendase.
Plarent Dervishaj, është një nga personat që akuzohen për vrasjen e Klodian Saliut në vitin 2005 dhe biznesmenit Vajdin Lamaj. /abcnews.al/