Remzie Osmani është një ndër këngëtaret më të dashura të ekranit. Ndër vite, ajo i ka dhuruar publikut shumë perla muzikore bashkë me të vëllain e saj, Nexhatin. Së fundmi, ata kanë dhënë një intervistë për NIN, ku dhe rrëfyen më shumë detaje nga karriera e tyre.
Ndër të tjera, Remzie tregoi dhe një ngjarje se si kishte arritur t’i shpëtojë burgut kur ka qenë vetëm 13 vjeç. “Unë kam qenë e dënuar për këngë nacionaliste si një 13-vjeçare pa i mbushur akoma 14-të dhe kam paguar me të holla.
Kam paguar me 4 mijë euro dënimin tim në atë kohë kur u dënuan koleget e mia dhe shumë anëtarë të shoqërisë përfunduan në burg dhe unë e pagova me të holla.”, është shprehur Osmani. /abcnews.al