Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Përfundon epoka Merkel

schedule11:34 - 29 Tetor, 2018

schedule 11:34 - 29 Tetor, 2018

Angela Merkel ka njoftuar se do të tërhiqet nga postet politike pas  vitit 2021. Ajo tha se nuk do të rikandidojë për drejtimin e partisë dhe si kancelare. Vendimet u morën pas humbjes së votave në zgjedhjet rajonale.

Është fundi i një karriere të gjatë politike. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, duke marrë parasysh rezultatet e marra në zgjedhjet rajonale, bëri dy njoftime shumë të rëndësishme sa i përket të ardhmes së saj. Pas 18 vitesh, ajo tha se do të largohet nga presidenca e Unionit Kristiandemokrat në Dhjetor, kur dhe mbahen zgjedhjet e reja brenda partisë. Vendimin e bëri të ditur në një konferencë për shtyp në Berlin, pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet rajonale në Hessen, ku CDU e saj humbi 11% të votave në krahasim me zgjedhjet e 2013-s.

“Jam e gatshme të punoj si kancelare deri në fund të mandatit të 2021, por nuk do të rikandidoj përsëri për postin e kancelarit dhe nuk do të mbaj asnjë rol në  Evropë”, shpjegoi ajo.

Merkel pranoi se nuk mund të ecet përpara kështu.

Angela Merkel: “Ka ardhur koha për të hapur një kapitull të ri. Si kancelare dhe kryetare marr përgjegjësi për situatën. Është e qartë se kështu nuk mund të ecet përpara. Imazhi i qeverisë është i papranueshëm dhe kjo ka shkaqe më të thella se komunikimi”.

Merkel ka folur edhe për atë se çfarë do të ndodhë pas largimit të saj dhe nënvizoi se nuk do të përdorë pozitën e saj brenda CDU-së për të ndikuar lidhur me emrin e pasuesit të saj. Ndërkohë, mediat gjermane duke iu referuar burimeve të tyre kanë  bërë me dije se ish-shefi i grupit të Unionit, Friedrich Merz është i gatshëm të kandidojë për presidencën e CDU-së në kongre sin e ardhshëm. Përveç tij, edhe sekretari i përgjithshëm i kësaj partie Anngret Kramp-Karrenbauer ka njoftuar kandidimin.

Pas konfirmimit të vendimeve nga Merkel kanë ardhur edhe reagimet e para të koalicionit qeverisës. Lideri i Unionit Kristiansocial dhe njëkohësisht ministër i Brendshëm, Horst Seehofer tha se largimi i Merkel nga politika është një vendim për të ardhur keq./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!