Schmeichel: UEFA mashtron, i vendosi me shpatulla për muri lojtarët danezë

schedule14:55 - 14 Qershor, 2021

schedule 14:55 - 14 Qershor, 2021

Urdhri për t’u luajtur ndeshja Danimarkë-Finlandë pas asaj që i ndodhi Christian Eriksen, ka krijuar debate dhe polemika të shumta. UEFA u shpreh se ishte dëshira e lojtarëve të skuadrave nordike për të zbritur sërish në fushe dhe për të përfunduar 50 minutat e mbetura.

Ndryshe mendon Peter Schmeichel, ish-portieri dhe kapiteni i Danimarkës. Babai i Kasper Schemeichel titullarit të kombëtares dhe Leicester City, Kasper Schmeichel ka thumbuar UEFA-n në prononcimin e dhënë për ITV’s Good Morning Britain.

Ky është një debat interesant. Lexova dje një citim nga UEFA, ata deklaruan se ndeshja Danimarkë-Fanlandë rifilloi prej insistimit të lojtarëve, por unë e di që nuk është e vërtetë. Lojtarët kishin tre opsione. I pari ishte që të niste ndeshja menjëherë dhe të përfundonin 50 minutat që kishin mbetur për t’u luajtur.

 

Kasper Schmeichel duke tentuat të qetësojë gruan e Eriksen

Mundësia tjetër ishte të luhej të dielën (dje) në orën 12, ndërsa opsioni i tretë ishte humbja e ndeshjes 0-3 në tavolinë. Kështu që mendojeni si për vete. A ndikoi dëshira e lojtarëve për të luajtur? A ishte realisht zgjidhja e tyre? Nuk mendoj se kishin mundësi për të zgjedhur.

E patë konferencën e trajnerit të Danimarkës, ai u shpreh se ishte penduar seriozisht për faktin që lojtarët e tij u rikthyen në fushë. Kam biseduar me Kasper, ai është i tronditur. Nuk e di se sa ndikim afatgjatë do të ketë ngjarja te lojtarët e Danimarkës. Ishte një skenë dramatike, dikush kishte nevojë për debrifilator për t’u rikthyer sërish në jetë“,  theksoi Peter Schmeichel. /abcnews.al