Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Zorro” arrin akordin me klubin e Premier League, të mërkurën zyrtarizimi

schedule13:14 - 14 Qershor, 2021

schedule 13:14 - 14 Qershor, 2021

Tottenham është pranë emërimit të trajnerit të ri. Presidenti Daniel Levy ka negociuar me emra të ndryshëm gjatë kësaj periudhe, teksa i përzgjedhuri final është Paulo Fonseca, i cili u nda me Romën në fund të sezonit.

The Guardian shkruan se bisedimet e kryera në fundjavë kanë shkuar mirë dhe teknikun portugez e pret një kontratë 2-vjeçare, me opsionin e rinovimit me një tjetër vit nëse aventura londineze shkon mirë.

Në Angli bëjnë të ditur që zyrtarizimi i Fonseca do të ndodhë ditën e mërkurë. 48-vjeçari me origjinë nga Mozambiku, përveç Romës, ka drejtuar edhe skuadra si Shakhtar Donetsk dhe Braga më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!