Ish-drejtori i Arsimit parauniversitar thirrje mësuesve: Dilni në protestë, ju është nëpërkëmbur dinjiteti

schedule08:25 - 14 Qershor, 2021

schedule 08:25 - 14 Qershor, 2021

Maturantët shqiptarë në disa qytete të Shqipërisë kanë dalë prej dy ditësh në protestë, pasi janë shprehur se provimi i matematikës këtë vit ishte shumë i vështirë. Ata madje kanë paralajmëruar se nëse ky problem nuk zgjidhet, nuk do të hyjnë në provimin e radhës.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, ish-drejtori i Arsimit parauniversitar, Fatmir Vejsiu, i cili është edhe mësues matematike ka deklaruar se 80% e pyetjeve të provimit ishin të thjeshta.

“Në fund më doli që rreth 80% e pyetjve janë të lehta. Ushtrim i bukur ishte ushtrimi 25. Pash një ushtrim që ishte i përkthyer edhe pse matematika nuk ka përkthim.

Ushtrimi 4 ishte i bukur por i vlerësuar me 1 pikë me qarkim, bën diferencën nga nxënësi që mëson duhet të kishte më shum pikë dhe me shtjellim.

Ka një ushtrim për kornizën ku nxënësit janë ngatërruar se sipërfaqja e brendshme nuk ndikohet nga trashësia e kornizës. Por një nxënës ekselentë duhet ta kapi atë.

Matematika nuk ka klishe që këtë ushtrim ti do e zgjidhesh vetëm do të ndryshojnë numrat”.

Më tej, ai i ka bërë thirrje mësuesve të matematikës të dalin në protestë se sipas profesorit është rimëkëmbur dinjiteti i tyre.

“Unë kam ardhur me këtë bindje që t’i bëj thirrje mësuesve të matematikës të dalin në protestë se është nëpërkëmbur dinjiteti i tyre. Unë rekomandoj që ushtrimi 6 të hiqet fare, nuk mund të thuash që ushtr 4 të vlerësohet më shumë se me alternativë është dhe 1 pikë duhet të ketë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!