Novak Djokovic fiton për të dytën herë Roland Garros dhe tani numëron vetëm një Grand Slame më pak se emra të mëdhenj si Roger Federer dhe Rafael Nadal.
Tenisti serb mposhti me përmbysje grekun Stefanos Tsitsipas, i cili kishte fituar dy setet e para 7-6, 6-2. Djokovic tregoi edhe një herë se është nga ata që nuk dorëzohet dhe ia doli.
?? Djokovic Jubilation ??@DjokerNole lands Grand Slam title No.19 and his second in Paris, defeating Tsitsipas 6-7(6), 2-6, 6-3, 6-2, 6-4.#RolandGarros pic.twitter.com/lsG64N0s9q
— Roland-Garros (@rolandgarros) June 13, 2021
Setin e tretë ai e mori me rezultatin 6-2 dhe u rifut në lojë, ndërsa më pas e barazoi Tsitsipas, pasi e mori setin e katërt 6-3. Serbi në setin final fitoi 6-4 dhe me rezultatin 3-2 me sete triumfoi në Roland Garros. /abcnews.al