Një i dënuar me 16 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë është kapur gjatë kontrolleve të bafasishme të policisë së Shkodrës. Ai është Dedë Lufaj, 48 vjeç dhe u arrestua në fshatin Vuksanaj të Shalës në një zonë të pyllëzuar në afërsi të banesës së tij.
Ndalimi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, dhe ajo e Apelit e kanë dënuar këtë shtetas me 16 vite burg për veprën penale “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë” e “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vitin 2014, ky person ka hapur zjarr në drejtim të tre bashkëfshatarëve të tij./abcnews.al



