Ish Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Gordon Brown ka deklaruar se takimi i nivelit të lartë të udhëheqësve të G7 do të jetë një mundësi e humbur për shkak të mungesës së një plani për të shpërndarë 11 miliardë doza vaksinash anti-Covid.
Gjatë një interviste, ai tha se vendet e pasura do të kenë mungesa në shpërndarjen e vaksinave njësoj si vendet e varfra për shkak të përhapjes së varianteve të reja të virusit.
“Unë mendoj se ky samit do të jetë një dështim moral i pafalshëm.” “Tani që kemi zbuluar vaksinën, ne nuk kemi ende përcaktuar planin gjithëpërfshirës për shpërndarjen e vaksinave nga mesi i vitit të ardhshëm.
Miliona njerëz nuk do të kenë mundësi të vaksinohen dhe mijëra do të vdesin”, tha ai./abcnews.al