ELBASAN- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. ABC mëson se Enea Zylfullari 30 vjeç është qëlluar disa herë me thikë duke marrë plagë të rënda. Ngjarja, sipas të dhënave paraprake ka ndodhur pas një konflikti të çastit pranë ish-Gjykatës së Elbasanit.
Ndërkohë policia e Elbasanit falë ndërhyrjes së shpejtë ka arrestuar autorin e kësaj plagosje, i cili është një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet E.P.
Ndërkohë policia po heton për të zbardhur të plota shkaqet e sherrit që çoi më pas në plagosjen e 30-vjeçarit. /abcnews.al/