Brazili miraton Pfizer për grupmoshat mbi 12 vjeç

schedule08:20 - 12 Qershor, 2021

schedule 08:20 - 12 Qershor, 2021

Brazili ka miratuar vaksinën e parë kundër Covid-19 për grupmoshat mbi 12 vjeç, sipas një njoftimi nga ministria e shëndetësisë. Pfizer / BioNTech u autorizua pas vlerësimit të studimeve të zhvilluara jashtë Brazilit, sipas ANVISA, dhe është e vetmja vaksinë e aprovuar për përdorim te personat nën 18 vjeç.

Brazili ka marrë 2.3 milion doza të vaksinës Pfizer / BioNTech këtë javë, të cilat do të shpërndahen në të gjitha shtetet në ditët e ardhshme.

Në total, kompania farmaceutike ka shpërndarë 5.9 milion doza në Brazil. Ndërkohë sipas kontratës me qeverinë parashikohen të dorëzohen deri në fund të vitit një total prej 200 milion dozash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!