Oliver Giroud nuk e ka fshehur zhgënjimin e tij pas miqësores me Bullgarinë. Sulmuesi, i cili gjeti edhe rrugën e rrjetës, u ankua për mungesën e pasimeve nga Mbappe.
Ky i fundit nuk e ka pritur mirë dhe në Francë u raportua se mendoi edhe mbajtjen e një konferencë për shtyp në lidhje me këtë çështje.
The "Kylian Mbappé didn't pass to Olivier Giroud" debate rages on – this graphic from BeIN Sports shows that the Chelsea man perhaps had a point. pic.twitter.com/wkC5SaOUOu
— Get French Football News (@GFFN) June 11, 2021
Gjithsesi shifrat e publikuara nga BeIn Sports i japin të drejtë Giroud. Në miqësoren me Bullgarinë ai ka marrë vetëm dy pasime nga Mbappe, edhe pse hyri në lojë në minutën e 41-të.
Benzema që doli në atë moment kishte marrë dyfishin, 4 pasime. Dembele, edhe pse hyri në minutën e 66-të, mori 11 pasime nga Mbappe, kurse Griezman 5 pasime. /abcnews.al