Në Uashington hetimet për Russiagate kanë bërë një hap përpara dhe për herë të parë kanë prekur rrethin më të ngudhtë të presidentit amerikan Donald trump. Prokurori special Robert Mueller ka marrë në pyetje Stephen Miller, këshilltarin politik të presidentit dhe një figurë shumë e rëndësishme në Shtëpinë e Bardhë, lajmi është konfirmuar nga CNN.
Miller është figura më e lartë politike e marrë në pyetje në kuadër të hetimeve për Russiagate. Roli i tij në pushimin nga puna të kreut të FBI-së Xhejms Komei ka qenë një nga temat kryesore të marrjes në pyetje.
Një nga objektivat e hetuesve është të kuptojnë nëse pas menaxhimit të cështjes Komei ka pa;sur një përpjekje nga ana e Shtëpisë së Bardhë për të penguar hetimet mbi Russiagate. Prokurori Mueller, ndër të tjera është i i interesuar dhe rreth takimit që u zhvillua në mars të 2016-ës gjatë fushatës elektorale. ku këshilltari për politika të jashtme i manjatit, George Papadopoulos propozoi organizimin e një takimi mes Trump e Vladimir Piutin. Në atë bisedë ka qenë i pranishëm dhe Miller./abcnews.al