Mourinho: Nuk kam takuar dikë si vetja, fitoren e kam në ADN. CR7? I fiksuar

schedule15:20 - 11 Qershor, 2021

schedule 15:20 - 11 Qershor, 2021

Jose Mourinho ka dhënë një rrëfim interesant për Times. Trajneri i ri i Romës, ndalet tek Euro 2020, skuadrat favorite për fitimin e trofeut të madh, Cristiano Ronaldo dhe mentaliteti fitues që e ka karakterizuar gjithmonë në pankinë.

Nuk besoj se do të ketë surpriza në Euro 2020. Unë mendoj se Franca, Gjermania, Italia, Belgjika, Spanja, Anglia dhe Portugalia janë në të njëjtin nivel. Cristiano Ronaldo? Ai i vendos vetes një qëllim dhe bën gjithçka për të arritur atje.

Për shembull, tani ai dëshiron të mposhtë rekordin e Ali Daei. Iraniani numëron 109 gola me kombëtaren, Cristiano është ndalur në shifrën e 104 golave me Portugalinë. Ai nuk do të largohet nga ekipi kombëtar para se të ketë thyer këtë rekord. Cristiano është i tillë.

Kam shumë respekt për të, por jo vetëm për të. Gëzoj respekt të madh edhe për njerëz si Ibrahimovic apo Pandev. Goran e kam pasur lojtar tek Interi kur fituam Tripletën në vitin 2010, tani do të luajë një Europian në moshën 38-vjeçare“.

 

Mourinho dhe CR7 kur ishin pjesë e Real Madrid

Më pas një koment për vetën dhe dëshirën e madhe për fitore. “Special One” ka një mentalitet fituesi dhe shpreson që t’ia transmetojë Romës një gjë të tillë. “Kur lojtarët, stafi dhe drejtuesit ndajnë të njëjtat vlera me ty, thjeshtohet marrja e maksimumit nga skuadra.

Po ju jap një shembull: ka trajnerë që vendosin gjoba për lojtarët që vijnë me vonesë në stërvitje, ndërsa unë nuk e bëj kurrë. Nuk më pëlqen të vendos gjoba. Unë thjesht dua që gjëra të tilla të mos ndodhin. Gjithkujt mund t’i ndodhë të mbesë në trafik apo të flejë gjysmë ore më shumë.

Dëshira për fitore është pjesë e ADN-së time. Nuk kam takuar në jetën time ndonjë person që ka më shumë dëshirë për fitore dhe pasion më të madh se unë. Kështu jam gatuar. Nuk kam nevojë për trofe për të treguar vlerat e mia.

Unë vazhdoj përpara nga pasioni, uria dhe dëshira e madhe që kam“, përfundon trajneri portugez, i cili do të nisë aventurën me italianët e Romës në muajin e ardhshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!