Si ta “stërvitni” personalitetin tuaj për t’ju rikthyer normalitetit

schedule14:17 - 11 Qershor, 2021

schedule 14:17 - 11 Qershor, 2021

Nga Christian Jarrett, BBC

Pandemia na ka mbajtur larg vendeve të punës dhe si rezultat ka ndryshuar personalitetet tona. Ndërsa i rikthehemi normalitetit, ne duhet të marrim masa për tju rikthyer përsëri zakoneve tona.

Ndoshta ju është kërkuar të drejtoni një mbledhje të hënën në mëngjes dhe keni ankth. Për më tepër, do t’ju duhet të vendosni alarmin disa herë për të mos humbur takimin dhe të shkoni në kohë.

Nëse po mendoni se çfarë ju ka ndodhur, nuk jeni të vetmit. Muajt ​​e fundit kanë detyruar shumë prej nesh të jetojnë një jetë pa një orare të rregullta dhe pa plane. Ju mund të ndjeni që pandemia ju ka ndryshuar dhe pyesni shpesh veten se si do ia dilni mbanë, raporton abcnews.al

Por ti mundesh, çdo kush prej nesh mundet.

Filloni të mendoni për karakteristikat e personalitetit tuaj – të tilla si guximi, dashamirësia dhe ambicia – si strategji për të përballuar jetën, si edhe raportin me njerëzit e tjerë. Sidoqoftë, perspektiva e shumicës së ekspertëve të personalitetit sot është shumë e ndryshme. Njerëzit përshtaten me ndryshimet.

Ne gjithmonë jemi duke mësuar gjëra të reja.  Sipas disa studimeve, se edhe pse personaliteti është relativisht i qëndrueshëm, vjen një moment në jetë që situata ndryshon. Kjo ka implikime të mëdha për mënyrën se si ne mendojmë për ndikimin e pandemisë Covid-19 në personalitetin tonë dhe se si mund të përgatitemi më së miri për rifillimin  e jetës tonë pas disa bllokimesh.

Fatmirësisht, tani mund të shfrytëzojmë atë karakteristikë të personalitetit që ndryshon për ta vendosur veten në formën optimale psikologjike për rikthimin në zyra. Për shembull, nëse, si shumica e njerëzve,  keni kaluar shumë kohë vetëm, atëherë ka të ngjarë që të keni përjetuar një rënie të ekstroversionit të tipareve.

Me kalimin e kohës, ju mund të jeni ndjerë më pak energjik dhe i shoqërueshëm. Sfidat që dikur mund ti bënit pa hezitim tani mund të duken të frikshme. Studimet kanë treguar se vetmia mund të shkaktojë reduktimin e ekstroversionit dhe të nxisë një sërë ndryshimesh psikologjike që më pas mund të përkeqësojnë edhe më shumë situatën, raporton abcnews.al

Në mënyrë të ngjashme, nëse keni mbetur pa punë gjatë pandemisë, ose jeni pezulluar për javë ose muaj me radhë, ju mund të keni përjetuar rënie të niveleve tuaja të vetë-disiplinës dhe ambicies. Kjo mund të bëjë që ju të humbisni motivimin.

Ndërsa shumë vende të botës po përshpejtojnë fushatën e vaksinimit, dhe po lehtësojnë kufizimet, ekonomistët kanë parashikuar që bota mund të mos i kthehet normalitetit si përpara pandemisë. Kjo mund të jetë diçka pozitive për karrierën e shumë njerëzve, por mund të jetë e frikshme për disa, veçanërisht nëse pandemia na ka bërë më introvertë dhe më pak të ndërgjegjshëm.

Natyrisht nuk ka asgjë të gabuar të jesh introvert, Por nëse karriera juaj  përfshin jetën sociale, menaxhim dhe shumë energji atëherë do ta keni më të lehtë të bashkëpunoni përsëri, dhe të shfrytëzoni mundësitë.

Gjithashtu ju do të jeni në gjendje për të përmbushur  detyrat tuaja, për të organizuar planin e ditës dhe për tija dalë me sukses në çdo qëllim që i keni vendosur vetes.

 

Duhet të keni parasysh se kur ndërmerrni një detyrë të re duhet të jeni optimist. Kaloni gjysmë ore apo më shumë çdo javë duke imagjinuar veten në të ardhmen. Përsëritjani shpesh vetes se ju keni punuar shumë për të arritur diçka në jetë dhe merrni përsipër më shumë rreziqe.

Në të njëjtën kohë, ka mënyra të tjera për të rikthyer motivimin, nëse keni një partner, mik, planifikoni të kaloni më shumë kohë me ta nëse keni mundësi. Marrëdhëniet tona të ngushta  kanë një ndikim të madh në formimin e personalitetit tonë, raporton abcnews.al

Më e rëndësishmja, njerëz të ndryshëm priren të nxjerrin aspekte të ndryshme të personalitetit.

Rritja e ndërgjegjësimit

Bindi veten se keni bërë më të mirën dhe sigurisht në momentet që keni arritur diçka, shpërbleni veten. Njerëzit që kanë këtë pikëpamje priren të jenë më  të fortë duke treguar një performance të mirë gjatë punës.

Mundohuni të  menaxhoni frikën pasi ky është një problem emocional. Të pranosh frikën dhe të kërkosh ndihmë më pas do ju ndihmojë të ecni përpara. Ju gjithashtu mund të ndryshoni planin e punës, duke riorganizuar qëllimet dhe detyrat tuaja, raporton abcnews.al

Sigurisht këto janë disa hapa qe do ju ndihmojnë për tju rikthyer normalitetit ose ti përshtateni. Pra fillimisht duhet të pranoni realitetin në të cilin ndodheni dhe më pas filloni ndryshimet. Por mos harroni vetëm pse pandemia ju ndryshoi në disa mënyra që nuk ishin produktive nuk do të thotë që ju nuk mund të ndërmerrni hapa që nuk ju përshtaten karakterit tuaj.

Sa më specifike të jenë planet tuaja, aq më shumë do të keni sukses. Mendoni një plan dhe zbatojeni – këmbëngulja është thelbësore. Po ashtu, kërkoni ndihmë nga të tjerët nëse keni mundësi. Tregojuni atyre se çfarë po përpiqeni të arrini, mbase edhe ata dëshirojnë të jenë pjesë e planit tuaj.

Përgjegjësia ndaj të tjerëve do t’ju japë motivim./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!