Një banesë është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të premte në Durrës.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 në Durrës, ku banesa e shtetasit R.M. është përfshirë nga flakët por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Më datë 11.06.2021, në orën 07:15, në lagjen nr.13, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. M., nga e cila nuk ka persona të lënduar.
Shërbimet e zjarrfikëses dhe shërbimet e Policisë në vendngjarje kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit”, thuhet në njoftimin e policisë.e.su./abcnews.al