Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Takimi me Putin, Jill Biden: Presidenti është përgatitur prej javësh për udhëtimin jashtë SHBA

schedule18:26 - 10 Qershor, 2021

schedule 18:26 - 10 Qershor, 2021

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë Jill Biden ka treguar se bashkëshorti i saj është përgatitur për javë të tëra për udhëtimin e tij të parë jashtë SHBA. Veçanërisht, vëmendje Joe Biden i ka kushtuar takimit të tij me presidentin rus Vladimir Putin.

“Ai është aq mirë i përgatitur”, u tha Dr. Biden gazetarëve në Carbis Bay, Cornwall, ndërsa presidenti takonte për herë të parë kryeministrin Britanik Boris Johnson.

“Është përgatitur për javë të tëra për sot,” tha Jill. “Ai i njeh shumicën e udhëheqësve që do të jenë këtu. Joe e do politikën e jashtme. Kjo është pika e tij e fortë.”

E pyetur posaçërisht nëse Joe Biden është përgatitur për takimin me Putin, Zonja e Parë theksoi: “Është më se i përgatitur.”

Ajo tha se udhëtimi ishte “një fillim i bukur” ndërsa shtoi se bashkë me presidentin mezi presin që të takojnë mbretëreshën Elizabeth II të dielën. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!