Prej shumë javësh, moderatorja Jona Spahiu shfaqet në krah të Bes Kallakut, ku drejtojnë spektaklin më të ri të humorit “Kosherja” në ABC. Pavarësisht se është shumë e angazhuar me profesionin, ajo nuk harron të lërë pas dore as jetën private.
Së fundmi, Jona i është përgjigjur një për një pyetjeve që ndjekësit i kanë bërë në ‘Instagram’. Një ndër pyetjet që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë se si ajo është njohur me bashkëshortin, Frenklin.
Jona ka treguar se ai vënë syrin vetëm duke e parë nga ekrani. “Kjo do bëhet gruaja ime”, i kishte thënë prindërve të tij.
Moderatorja tregoi që lidhja e tyre ishte tepër intensive, vetëm brenda një viti u njohën, bashkëjetuan, u martuan dhe u bekuan me djalin e tyre./abcnews.al