Numri i viktimave nga koronavirusi në Brazili është duke shkuar në 480,000.
Në ditën e dytë radhazi vendi ka regjistruar mbi 2,400 vdekje ndërsa presidenti i Republikës Jair Bolsonaro vijon që të vërë në dyshim vërtetësinë e të dhënave për vdekjet.
Më konkretisht, që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 479,791 raste fatale. Trendi rëndës i një muaji më parë duket se është ndalur dhe disa ekspertë druhen se vendi po futet në një valë të tretë.
Numri total i të infektuarve është rritur në 17,125,357, përfshirë këtu edhe 86,854 të infektuarit që u regjistruan në 24 orët e fundit.
Mesatarja e rasteve të regjistruara në ditë javën e shkuar ka qenë 58,239. s.b/abcnews.al/