Studimi britanik: AstraZeneca mund të ketë lidhje me Aneminë Hemolitike Autoimune

schedule11:21 - 10 Qershor, 2021

schedule 11:21 - 10 Qershor, 2021

Sipas shkencëtarëve britanikë, ekziston një rrezik i lartë i zhvillimit  të Anemisë Hemolitike Autoimune dhe Purpura idiopatike trombocitopenike pas vaksinimit me AstraZeneca.(Anemia Hemolitike Autoimune është një çrregullim i rrallë i qelizave të kuqe të gjakut dhe një çrregullim imunitar. Ndodh kur trupi prodhon antitrupa që shkatërrojnë qelizat e kuqe të gjakut).

Incidenca u vu re në ditën e 27 pas vaksinimit. Dhe në 100,000 persona, incidenca e zhvillimit të anemisë ishte 1.13 raste. Gjetjet u bazuan në analizën e të dhënave të  2.53 milion të rriturve në Skoci (57% e tyre mbi moshën 18 vjeç) të cilët morën dozën e parë të vaksinës Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech midis dhjetorit 2020 dhe prillit 2021.

Purpura trombocitopenike idiopatike( është një gjendje në të cilën trupi nuk ka mjaftueshëm trombocite) mund shkaktojnë mavijosje të vogla në lëkurë (“mavijosje” për shkak të hematomës) te disa pacientë deri te gjakderdhje më të rëndë te të tjerët.  Aziz Sheikh i Universitetit të Edinburgu, i cili udhëhoqi studimin  tha se ekzistonin prova të një rreziku në rritje të gjakderdhjeve dhe problemeve vaskulare pas vaksinimit me Oxford / AstraZeneca.

Por të dhënat u konsideruan të pamjaftueshme për të arritur në përfundimin  se kjo vaksinë shkakton trombozë të rëndë cerebrale. Ata theksuan se rreziku i një efekti anësor serioz është shumë më i ulët sesa rreziku i sëmundjes serioze dhe vdekjes për shkak të Covid-19, veçanërisht për të moshuarit dhe grupet më të rrezikuara.

Ata gjithashtu theksuan  se nevojiten studime të tjera tek të rriturit nën moshën 40 vjeç, në mënyrë që të studiohet më mirë reagimi i trupit të vaksinuar pas dozës së dytë. Autoritetet shëndetësore në Britani kanë raportuar deri më tani 209 raste pas afërsisht 22 milion dozave të para dhe 6.8 milion doza të dyta të vaksinës Oxford / AstraZeneca./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!