Ministrja e Shëndetësisë i tërheq vëmendjen mjekëve në spitalet rajonale

schedule14:44 - 26 Tetor, 2018

schedule 14:44 - 26 Tetor, 2018

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu  ka nxitur mjekët në Tiranë të përfitojnë nga bonusi dhe patronazhimi për të dhënë ndihmesën e tyre në spitalet rajonale. Ndërkohe mjekëve në spitalet e rretheve i ka tërhequr vëmendjen që i dërgojnë të sëmurët në QSUT edhe për problemin më të vogël.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu i tërheq vëmendjen mjekëve të spitaleve rajonale, të cilët i dërgojnë pacientët në Tiranë edhe për ndërhyrjen kirurgjikale më të vogël. Rreth gjysma e operacioneve që kryhen në Qendren Spitalore “Nënë Tereza” janë të një kompleksiteti të ulët dhe të mesëm tha ministrja e Manastirliu përpara mjekëve kirurgë.

“Për çfarë arsye duhet të vijë një qytetar nga Elbasani apo nga Vlora për të kryer këto ndërhyrje të kompleksitetit në QSUT. Ne kemi mundësi dhe kemi investuar gjatë gjithë këtyre viteve në infrastrukturë, instrumenta, pajisje të teknologjisë së lartë e ekipe mjekësore”.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë nxiti mjekët në Tiranë të përfitojnë nga praktikat e bonusit dhe të patronazhimit e të japin kontributin e tyre edhe në spitalet rajonalë.

“Për çfarë arsye mund të mos i përdorin programet e patronazhit dhe bonusit për të vajtur mjekë edhe kur ka mungesë që do ketë përmirësim. Pse në QSUT duhet të ketë kirurgë që nuk plotësojnë as normën 100 ndërhyrje në vit që të mos dekualifikohet”.

Me zhvillimin e spitaleve rajonalë ministrja e Shëndetësisë deklaroi se Qendra Spitalore “Nënë Tereza” do të marrë statusin që i takon duke u përsosur drejt realizmit të ndërhyrjeve më të vështira. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!