Brnabiç: Zgjidhja e problemit me Kosovën më e rëndësishme se gjithçka

schedule14:20 - 26 Tetor, 2018

schedule 14:20 - 26 Tetor, 2018

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, ka thënë se zgjidhja e problemit me Kosovën është çështja me e rëndësishme për shtetin serb. “Asnjë çështje tjetër nuk është më e rëndësishme se sa problemi me Kosovën”, u shpreh shefja e qeverisë së Beogradit. Duke folur për zgjidhjen e kësaj çështje, Brnbaiç tha se marrëveshja për kufijtë është një prej mundësive. “ Si politikanë të përgjegjshëm ne nuk duhet të refuzojmë asnjë mundësi përderisa negociatat janë duke vazhduar”, shtoi ajo. /abcnews.al