Ishulli turistik grek i Zikanthos është goditur nga një tërmet i fortë prej 6.8 ballësh, mesnatën e të enjtes. Por autoritetet greke konfirmuan se nuk ka raportime për viktima, apo dëme të konsiderueshme materiale.
Një tërmet i fortë me magnitudë 6.8 ka goditur ishullin turistik të Zakinthos në perëndim të Greqisë, mesnatën e të enjtes. Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë dhe në kryeqytetin grek, por autoritetet thanë se nuk ka raportime për viktimanë njerëz apo dëme të konsiderueshme materiale.
Sipas ekspertëve epiqendra e tërmetit ishte 33 kilometra në jug perëndim të Muzakit në pjesën jugore të ishullit. Tërmeti kishte një thellësi prej 14 kilometrash.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë pothuajse në gjithë perëndimin e Greqisë.
Të paktën dy tërmete të tjera të lehta goditën ishullin para dhe pas tërmetit të fuqishëm.
Lëekundjet e tërmetit u ndjenë edhe në vendin tonë.
Tërmeti u ndje gjithashtu në të gjithë Italinë Jugore, veçanërisht në bregun lindor të Pulias, në Kalabri, në bregun lindor të Siçilisë, por edhe në Campania, me disa lëkundje nga Napoli.
Greqia shtrihet në një nga rajonet më të prekshme nga tërmetet duke shënuar me mijëra lëkundje çdo vit. Por në pak raste këto tërmete kanë qenë vdekjeprurëse, përjashto rastin e tërmetit të vitit 1999 ku në periferi të Athinës mbetën të vrarë 143 persona.
ZIkanthos është goditur nga disa tërmete të forta në të kaluarën dhe për këtë arsye ka një kod shumë të rreptë sigurie për sa i përket ndërtimeve. /abcnews.al