Jemin Gjana: Rreth 75 mijë votues në zgjedhje për kreun e PD, kush përjashtohet, Shehaj solli listë “blof”

schedule10:45 - 9 Qershor, 2021

schedule 10:45 - 9 Qershor, 2021

Kryetari i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike Jemin Gjana zbuloi në një konferencë për mediat, detajet e përgatitjeve të procesit zgjedhor për kreun e PD që do të mbahet këtë të dielë.

Gjana u shpreh janë rreth 75 mijë anëtarë me të drejtë vote duke theksuar se ata që janë bërë anëtarë të PD pas zgjedhjeve të 25 prillit dhe kanë qenë aktivistë të një partie jashtë koalicionit opozitar para zgjedhjeve, nuk do të lejohen të votojnë.

Ai tha se ndër katër kandidatët, vetëm Lulzim Basha ka sjellë emrat e anëtarëve të që do të monitorojnë qendrat e votimit, ndërsa shtoi se Agron Shehaj dhe përfaqësuesi i tij kanë dorëzuar në Komisionin Zgjedhor një listë “blof” me emra që nuk janë pjesë e PD-së.

“Në mbledhje është marrë vendimi për të shkyçur sistemin e listave të anëtarësisë. Hapja e sistemit do të bëhet ditën e premte në prani të anëtarëve të Komisionit. Do printohen listat e votuesve. 7 5 067 anëtarë Do vulosen listat. Kartat e anëtarësisë do të mbeten te Komisioni i cili do t’i depozitojë në Komisionin e Zgjedhjeve të Partisë Demokratike. Ky komision pas shpalljes së rezultateve do ia dorëzojë sekretarit organizativ do i regjistrojë në siste. Do nxjerrë kartat e reja të anëtarësisë. Dhe për arsye të sentimenteve, do kthejmë edhe dokumentin e vjetër ekzistues. Për këta individë që paraqiten me kartë.

Nuk mund të bëhen pjesë ata anëtarë, që në fushatën e fundit zgjedhore kanë qenë vëzhgues apo aktivistë të partive të tjera politike jashtë koalicionit me Partinë Demokratike. Do t’u mohohet kjo e drejtë për të votuar në këto zgjedhje. Jam i bindur që shkojnë dhe kthehen përsëri në folenë bazë, që është Partia Demokratike. Ka mbetur pezull ende miratimi i Komisioneve. Kemi miratuar komisionet me tre anëtarë të degëve. Ka sjellë listat vetëm përfaqësuesi i Lulzim Bashës.

Ndërsa të tjerët nuk kanë sjellë asnjë emër që do i përfaqësojë në qendrat e votimit. Është zhvilluar mbrëmë një diskutim i gjatë i kësaj çështje. Shehaj dhe përfaqësuesi I tij dorëzuan një listë ku askush nuk ishte anëtar i Partisë Demokratike. Është një listë blof dhe është e papranueshme të bëhen lojëra të kësaj natyre. Mbrëmë është bërë e qartë, asnjë emër nuk mund të shkojë në Komision pa u miratuar nga komisioni zgjedhor. Pretendimi i tyre, na duhet ende kohë për të gjetur emrat.

Nuk do të presim deri në momentet e fundit. Në asnjë rast askush nuk do delegohet pa bërë verifikimet. Janë marrë masat për të gjithë bazat material. Janë tërhequr nga komisioni, dhomat e fshehta dhe materialet e tjera që na duhen në ditët e votimit. Përfaqësuesit e kandidatëve kanë qenë të ftuar të ishin pjesë e grupit që do tërheqin materialet. Pastaj do presim ditën e zgjedhjeve dhe zhvillimin e procesit në ditën e zgjedhjeve.

Është vendim që ka dalë nga kryesia dhe është edhe detyrim. Nuk mundet të kandidosh për këtë parti dhe nuk mund të monitorosh procesin brenda kësaj partie nëse nuk je anëtar i Partisë Demokratike. Disa janë kritere unike. Edhe kur flasim për vlefshmërinë e votës ne kemi marrë të njëjtat kritere si në zgjedhjet lokale në Shqipëri”, deklaroi Gjana. m.v/abcnews.al