Një trup i pajetë është gjetur mbrëmjen e djeshme në Shën Gjergj të Ulqinit. Mediat vendase bëjnë me dije se dyshimet janë se trupi i përket Rudolf Elezović, ish-shefit të policisë së Ulqinit i zhdukur pak ditë më parë.
Sipas mediave, autopsia do të përcaktojë shkakun e plotë të vdekjes por deri tani dyshimet janë se kemi të bëjmë me një vetëvrasje.
Elezoviç u raportua i zhdukur nga gruaja e tij më datë 27 maj. Ai kishte qenë në postin e shefit të policisë së Ulqinit për 6 vite deri në vitin 2014, kur u zëvendësua nga Sead Djozovic.
Më herët ai ka qenë në poste drejtuese në OB Ulqin dhe ka mbajtur edhe poste në sektorin e policisë kufitare. m.v/abcnews.al