Optimizëm për Calhanoglu dhe Brahim Diaz, Milani tenton një kampion Evrope

schedule09:35 - 9 Qershor, 2021

schedule 09:35 - 9 Qershor, 2021

Tifozët presin përforcime nga merkato dhe drejtuesit e Milanit po punojnë për të sjellë emra të rëndësishëm në Milanello. Calciomercato raporton se kuqezinjtë kanë interes të madh për Hakim Ziyech, sulmuesin e djathtë të Chelsea.

Marokeni nuk ia ka dalë të kthehet në një titullar fiks te kampionët e Evropës, të cilët janë gati të heqin dorë nga shërbimet e tij për 40-45 milion euro. Shumë që Milani e ka të vështirë ta paguajë për momentin, por shpresohet të sigurohet një akord huazimi.

Rodrigo De Paul vijon të mbetet një dëshirë për mesin e fushës, por kapiteni i Udineses është afër kalimit tek Atletico Madrid. Në sulm synohet Oliver Giroud, i cili pritet të vijë në huazim nga Chelsea. Optimizëm ka edhe në lidhje me Hakan Calhanoglu dhe Brahim Diaz.

 

Ziyech gjatë një ndeshje ndaj Manchester City

Edhe pse marrëveshja e rinovimit është akoma larg, fantazisti turk, i cili refuzoi një ofertë të majme nga Katari, mund të pranojë propozimin e Milanit që i ofron 4 milion euro në sezon. Sa i përket lojtarit spanjoll, 75% janë shanset që vijojë edhe një vit i huazuar te nënkampionët e Italisë.

Paolo Maldini do të bisedojë me Carlo Ancelottin këto ditë. Trajneri i Real Madrid ka shumë alternativa në repartin ofensiv dhe nuk do të pengojë rikthimin e 21-vjeçarit (7 gola dhe 4 asiste në sezonin e fundit) nën urdhrat e Stefano Piolit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!