Jordani/ Përmbytet autobusi shkollor, humbin jetën 17 fëmije e mësues

schedule08:36 - 26 Tetor, 2018

schedule 08:36 - 26 Tetor, 2018

Të paktën 17 persona, shumica e të cilëve fëmijë, kanë humbur jetën në Jordani si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga moti i keq. Ujërat që kanë vërshuar rrugëve kanë përfshirë autobusin me të cilin udhëtonin adoleshentët dhe mësuesit e tyre.

Të paktën 17 persona, nxënës dhe mësues, kanë humbur jetën të enjten në Jordani për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë rajonin që shtrihet në detin e Zi. Sipas mediave ndërkombëtare, fëmijët dhe mësuesit po udhëtonin me një autobus shkollor që papritur është mbuluar nga uji. Gjithësej në bord ndodheshin 37 nxënës dhe 7 mësues dhe ekipet e shpëtimit kanë rekuperuar 22 të mbijetuar, një pjesë e të cilëve kanë probleme serioze shëndetësore.

Duke iu përgjigjur kërkesës për ndihmë, ushtria izraelite ka dërguar drejt vendngjarjes disa helikopterë me trupa ushtarake për të mbështetur autoritetet vendase, të cilat kanë hasur vështirësi për shkak të kushteve meteorologjike. Tragjedia ka ndodhur në një zonë mjaft të frekuentuar nga banorët dhe vizitorët, që është dhe pika më e ulët e Tokës. Por klima e thatë dhe kanionet e thella e bëjnë të cënueshme nga përmbytjet. Ujërat kanë mbuluar edhe rrugët e kryeqytetit Aman, duke futur në kaos qarkullimin rrugor. Kjo është tragjedia e dytë e këtij lloji që ndodh që nga fillimi i vitit. Në prill 9 alpinistë adoleshentë humbën jetën për shkak të përmbytjeve, ndërsa 15 të tjerë arritën të shpëtonin./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!