Kosova është mposhtur nga Guinea me rezultatin 1-2, në miqësoren e zhvilluar në Turqi. Skuadra e Bernard Challandes, e përbërë nga lojtarë të kampionatit dardan dhe të tjerë që luajnë jashtë dhe janë nën vëzhgim, nuk mundi të merrte dot rezultat.
Ndeshja u vendos në fraksionin e dytë të lojës, kur Guinea në harkun kohor të gjashtë minutave shënoi dy gola. Fillimisht ishte Moustapha Kouyate ishte ai që shënoi, me një goditje me kokë pas një krosimi në zonë.
Portieri Visar Bekaj u mundua ta ndalet, por pa sukses. Gjashtë minuta më pas u akordua një penallti për skuadrën afrikane dhe Jose Kante u tregua i saktë, duke e dërgua topin në rrjetë për të dytën herë.
Në minutat shtesë Kosova reagoi dhe shënoi golin e vetëm me autor sulmuesin Arb Manaj . Tani trajneri Bernard Challandes do të ketë mundësinë t’i shohë edhe një herë lojtarët e tij edhe të premten, në miqësoren e programuar me Gambia prej orës 19:00.
Kosovë-Guinea 1-2
Shënues: Manaj 93’/ Kouyate 60′, Kante (pen.) 66′
Kosova: Bekaj, Thaqi, Jashanica, Domgjoni, Bajselmani, Broja, Loshaj, Hoxha, Rrudhani, Topalli, Daku. (U aktivizuan: Asllani, Balaj, Hajrulahi, Jashari, Manaj, Baftiu)
v.p / abcnews.al