Spanja nuk do të vuajë e vetme. Edhe kundërshtari i 14 qershorit, Suedia, do të ketë një mungesë në ndeshjen e parë të EURO 2020 kundër skuadrës iberike që duhet të bëjë pa Sergio Busquets të infektuar me COVID-19.
Te Suedia e ka pësuar ylli i Juventusit, Dejan Kulusevksi. Sulmuesi anësor ka dalë pozitiv në testin e fundit që ka bërë dhe është izoluar.
#Euro2020, #Svezia | #Kulusevski non parte per l'ultima amichevole prima dell'inizio dell'Europeo. È positivo al Covidhttps://t.co/wJn5EGRx9l
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) June 8, 2021
Lajmi është konfirmuar nga trajneri Janne Andersson, në konferencë për shtypin. Më parë Suedia ka humbur edhe Zlatan Ibrahimovic, për shkak dëmtimi. v.p/ abcnews.al