Presidenti francez Emmanuel Macron është qëlluar me shuplakë nga një qytetar gjatë një vizite zyrtare në Francën juglindore.
Në videon që qarkullojn në mediat sociale, Macron shihet duke ecur në rajonin e Drôme dhe i afrohet një grumbulli njerëzish që qëndrojnë pas barrierave, ndërsa një burrë e qëllon atë me shuplakë. Menjëherë kanë ndërhyrë truprojat e Macron.
Emmanuel Macron giflé par un homme dans la Drôme pic.twitter.com/VnpZ5ELvl5
— BFMTV (@BFMTV) June 8, 2021
“Poshtë Macron-izmi”, dëgjohet të thotë ai pasi ka qëlluar presidentin. Ndërkohë, dy persona thuhet se janë arrestuar pas incidentit, sipas mediave franceze. Të arrestuarit janë dy 28-vjeçarë, atë që qëlloi liderin francez dhe një tjetër që e shoqëronte.
#Macron se fait gifler en direct de #Tain pic.twitter.com/tsXdByo22U
— ⚜️ (@AlexpLille) June 8, 2021
g.v/abcnews.al