Ish-këshilltari i Trump: Kina fsheh origjinën e Covid-19

schedule15:04 - 8 Qershor, 2021

schedule 15:04 - 8 Qershor, 2021

Ish këshilltari i qeverisë amerikane David Asher, është i bindur se Kina po bën çdo gjë për të fshehur faktin se Covid-19 ka dalë nga një laborator në Wuhan.  Në një intervistë të fundit ai diskuton origjinën aksidentale të pandemisë, e cila deri pak muaj më parë konsiderohej si një teori komploti.

Duke komentuar vendimin e Biden për një hetim më të thellë, Asher u shpreh se presidenti amerikan thjesht ka vendosur të rivlerësojë punën e kryer prej tij dhe ekipit të administratës paraardhëse.

Gjithashtu ekziston dhe raporti i një laboratori të qeverisë amerikane që e konsideron daljen e virusit nga laboratori, si të mundshme dhe thekson se duhen hetime të mëtejshme.
WSJ, raportoi lajmin duke cituar dokumente të klasifikuara. Studimi është realizuar në maj të 2020-ës dhe është përdorur nga departamenti amerikan i shtetit në hetim.

Sipas hetimit, sekuencat e dyfishta CGG të pranishme në gjenomin Covid, që e bën veçanërisht agresiv, nuk është gjetur kurrë në ndonjë koronavirus tjetër. Zakonisht përdoret nga shkencëtarët për të modifikuar artificialisht gjenomin.

Rezultati është që proteina Spike e virusit të ndryshohet, duke e bërë më të lehtë për virusin të injektojë materiale gjenetike në qelizat njerëzore.  Asher pretendon se autoritetet e Pekinit “janë përpjekur të kontrollojnë një aksident laboratorik që ndodhi në Tetor 2019, ndoshta dhe më herët, dhe nuk kanë patur sukses”.

Pastaj, më 22 ose 23 Janar, Ushtria Popullore Kineze mori përsipër çështjen. Personi i zgjedhur për të koordinuar operacionet është Gjeneral Majori Chen Uei, një specialist në armët biologjike. Zëvendës i tij është eksperti i lartë i epidemiologjisë së Ushtrisë Kineze , i cili ishte gjithashtu këshilltari kryesor në Institutin e Virologjisë Wuhan. Kjo është një provë e fortë që Instituti kishte lidhje me kërkimet ushtarake kineze./abcnews.al