Barcelona ka nevojë për një sulmuesi si ai dhe po bën të pamundurën për ta bërë pjesë të ekipit. Mundo Deportivo raporton se katalanasit janë shumë pranë arritjes së marrëveshjes me Memphis Depay.
27-vjeçari ka oferta edhe nga klube të tjerë dhe Barcelona, duke parë këtë situatë ka ndërhyrë dhe ka bërë një ndryshim në kontratën e holandezit. Siç bëhet me dije, katalanasit e kanë zgjatur me një vit më shumë propozimin për holandezin.
Kështu, katalanasit janë gati t;i ofrojnë kontratë deri në verën e vitit 2025, pra për katër vite sulmuesit. Gjithsesi ata nuk kanë ndërmend të diskutojnë rritje të pagës me tulipanin. D.L/abcnews.al