Ylber Xhahysa, i cili u vra ditën e sotme me armë zjarri në Peqin ka qenë tifoz i zjarrtë i skuadrës së Shkumbit. Faqja zyrtare e ekipit ka bërë një dedikim në rrjetet sociale duke ndarë një foto të viktimës në shkallët e stadiumit. Gazetari Aldo Kozarja raporton se viktima 45-vjeç njihej edhe me emrin Albert.
“Fatkeqësisht u nda sot nga jeta një nga tifozët dhe mbështetësit e zjarrtë të Kf Shkumbini z.Albert Xhahysa! Në emër të Kf Shkumbini i shprehim ngushëllimet tona familjes dhe i qëndrojmë afër në ketë moment trishtimi dhe dhimbjeje të madhe . Prehu i qetë Albert Xhahysa”, thuhet në njoftim.
Xhahysa u vra nga Leonard Bashaliu në një lokal në fshatin Gjocaj ndërsa konflikti mes tyre kishte ndodhur 5 vite më parë për gërvishtjen e makinës. m.v/abcnews.al