Teatri i ri Kombëtar/ Veliaj: Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare

schedule15:50 - 25 Tetor, 2018

schedule 15:50 - 25 Tetor, 2018

Kryebashkiaku Erion Veliaj përshëndeti shkrimtarin Ismail Kadare i cili ka shkruar për nevojën e një Teatri të ri Kombëtar. Kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se një njeri i madh mund të jetë një njeri pa parti,  por jo pa bindje për çështje të caktuara.

Këtë qendrim të shkrimtarit Ismail Kadare shkruar në parathënien e veprës së trete të Mit’hat Frashërit  në vitin 2008 e ka përshëndetur kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Njerëzit e mëdhenj janë si Ismail Kadare! Nuk është njeri i madh dikush që thotë: Ah, unë jam shumë i madh, nuk përzihem me këto muhabete! Jo, një njeri i madh i prek gjërat me dorë, një njeri i madh përzihet dhe jep opinionin e vet, një njeri i madh nuk është një njeri asnjanës, pa bindje. Ti mund të jesh asnjanës, pa parti, por ke bindje. Ke bindje nëse duhet ta lëmë qytetin të degradojë apo ta çojmë përpara, nëse duhet të ndërtojmë shkolla të reja apo nëse do të vazhdojmë të rrimë në padije dhe në injorancë. Unë dua ta falenderoj publikisht të madhin Ismail Kadare, ikonën e mendimit modern shqiptar, për mbështetjen për një teatër të ri”.

Kryebashkiaku Veliaj u ndal edhe tek vendimi i qeverisë për të mbyllur bastet dhe kazinotë elektronike.

“U jam pafundësisht mirënjohës deputetëve që votuan ligjin kundër basteve. Është një ligj jashtëzakonisht i rëndësishëm, që i kthen të gjitha këto para në familjet tona, kthen të gjithë kohën e humbur nëpër baste, në vatrën familjare të çdo qytetari në Kombinat dhe gjithë Shqipërinë. Bashkë me Edi Ramën dhe qeverinë kemi bërë një llogari: Vetëm lekët që harxhohen në baste dhe që përfundojnë në 3-4 të fortë janë baraz, ndoshta edhe më shumë se i gjithë buxheti i Bashkisë së Tiranës. Praktikisht, jo vetëm buxheti që kalon Bashkia për punët publike, por dy herë aq do të ngelen në Tiranë, falë faktit që do mbyllen bastet”.

Deklaratat kryetari i bashkisë i bëri nga shkolla e re “Betim Muço” ku bëri të ditura edhe disa prej projekteve që do të zbatohen në Tiranë.

Kombinati do të jetë një nga poliqendrat e reja të kryqytetit, kurse zona e Astirit do të funksionojë si njesi administrative me vete.

Kreu i bashkisë kërkoi mbështetjen e  banorëve në zgjedhjet e ardhshme, për të siguruar numrat e nevojshëm edhe në Këshill, si garanci për të ruajtur ritmin e punës në kryeqytet.

“Kemi një opozitë, të cilën nuk e mbaj mend kur ka ardhur për herë të fundit në mbledhjet e Këshillit Bashkiak, kurse për socialistët nuk mbaj mend të kenë munguar ndonjëherë.

Na duhet një mazhorancë absolute në Këshillin Bashkiak, që të kemi mundësi t’i marrim vetë këto vendime, të ecim shpejt, të bëjmë më shumë, të fitojmë gjithë kohën e humbur. Shpresoj shumë që me votat e Kombinatit të kemi më shumë se 2, pse jo 3-4 anëtarë në Këshillin Bashkiak. “

Mandej, kryebashkiaku renditi investimet qe pritet te realizohen ne kete zone, disa prejt e cilave ishin, rikualifikimi urban i sheshit “Garibaldi”, linjes se dedikuar te ujesjellesit, dhe ndertimi i nje tregu te fruta perimeve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!