Banorët e zonës Gjocaj në Peqin janë të tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm ku një person u vra me armë zjarri pas një konflikti për motive banale të ndodhur në lokalin e fshatit. I vdekur mbeti Ylber Xhahysa ndërsa është vënë në pranga autori Leonard Bashaliu.
Për mediat banorët shprehen se i njihnin personat që u përfshinë në konflikt por nuk kanë dijeni për përplasjen që ka pasur mes tyre. Njëri prej tyre thotë se ngjarjet e ditëve të fundit në vend duhet të shërbejnë si reflektim për të shmangur konfliktet.
“E njoh autorin. Nuk mund të flas dot. Ne vijmë nga Peqini. Nuk dimë gjë. E njihnim njeri i mirë. Këtu në Shqipëri kështu po ndodhin ngjarjet. Është bërë si program tani kjo punë. Vrarë këtu, vrarë atje. Sigurinë çdo njeri e di vetë që të mos ketë problem me asnjë.
Mos u grind, mos shaj se për këtë po i ngel qejfi njerëzve ime. Jo pse më shave. Mërziten gjithë ditën në kafe dhe kur vjen fund si rezultat e kam një hekur në shtëpi dhe po shkoj ta përdor. Mendje pakët nuk kanë mend shumë. Nuk di gjë më tepër.
E njoh se është këtu nga Gjocaj. Të dy fshatarë nga Gjocaj janë. Nuk di gjë për konflikte. Tronditëse është se është shumë e rëndë por nuk e di si qe problemi. Viktima e kemi pas njohur se e kemi pasur pjesëtar të kabllorit nga zona jonë. Autorin nuk e njoh. Viktima shumë djalë i mirë. Por këtë që ka qëlluar nuk e njoh”, shprehen disa prej tyre. m.v/abcnews.al