Një operacion ndërkombëtar i drejtuar nga FBI amerikane ka vënë në pranga qindra kriminelë në të gjithë botën.
Mediat e huaja bëjnë me dije se arrestimi i kriminelëve është bërë pas një hetimi tre vjeçar duke përdorur një aplikacion të sigurt për mesazhe të drejtuar nga FBI-a Amerikane.
Në operacion kanë marrë pjesë dhe autoritetet nga Australia dhe FBI-a, të cilat kanë lejuar policinë të monitoronte bisedat e tyre pa dijeninë e tyre.
Ky operacion ka çuar në arrestime në 18 vende. Arrestimet përfshijnë të dyshuar të lidhur me mafien dhe grupet e organizuara kriminale. Në këto arrestime gjithashtu janë kapur drogë, armë dhe shuma të mëdha parash.
Në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar 224 persona në Australi, ndërsa raportohet se u sekuestruan edhe 45 milion dollar para cash dhe 37 ton drogë vetëm në kontinentin e largët.
Ndërkohë në Zelandën e Re janë ndaluar 35 persona.
Ndërkaq në lidhje me detaje të tjera për këtë operacion masiv ndërkombëtar priten hetimet e tjera dhe deklaratat e të arrestuarve.e.su. /abcnews.al