Nuk ka qetësi në vend! Mëngjesin e sotëm një 45-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Peqin. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30 në fshatin Gjocaj ku pas një konflikti për motive të dobëta, L. B, rreth 40 vjeç ka qëlluar pistoletë në drejtim të 45-vjeçarit me iniciale Y. Xh. Ai është dërguar në spitalin e Peqinit ku nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra.
Ndërkohë është bërë i mundur arrestimi i autorit. Tashmë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
“Policia kap dhe vë në pranga disa minuta pas ngjarjes, autorin e vrasjes së 45-vjeçarit, ndodhur në fshatin Gjocaj, Peqin. Më datë 08.06.2021, rreth orës 08:30, në fshatin Gjocaj, Peqin, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi L. B, rreth 40 vjeç, banues në Gjocaj, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Y. Xh, rreth 45 vjeç, banues në fshatin Pajov, i cili si pasojë e plagëve ta marra ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Reagimi i menjëhershëm i Policisë bëri të mundur identifikimin e autorit, lokalizimin e vendndodhjes dhe pas disa minutash ndjekje nga shërbimet e Policisë u bë e mundur kapja dhe prangosja e autorit të dyshuar së bashku me armën e zjarrit pistoletë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. m.v/abcnews.al