Khloe Kardashian është vënë shpeshherë në qendër të vëmendjes për shkak të ndërhyrjeve estetike. Së fundmi, ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ka reaguar ndaj një komenti të një përdoruesi të mediave sociale, të cilën e krahasoi me një alien për shkak të pamjes së saj gjithnjë në ndryshim.
Komenti kishte të bënte me një reklamë për trajtimin e migrenës, pjesë e së cilës ishte dhe Kardashian. “A tregon studimi se sa më shumë kirurgji plastike të bëjë dikush ka më shumë të ngjarë të vuajë nga migrena? Cila kompani farmaceutike zgjedh dikë që ka bërë aq shumë operacione sa duket si një alien?“, shkroi përdoruesi.
36-vjeçarja reagoi përmes një postimi në Twitter duke thënë se “Po përpiqem të ndihmoj sa më shumë njerëz që vuajnë në heshtje. E mbështes mendimin tënd, ashtu sikurse dhe timin. Por nuk mendoj se mund t’i referohesh vetes si një feminist nëse po sulmon një grua pa asnjë arsye.”, është përgjigjur Kardashian. /abcnews.al