Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të marte fokusin e ka pasur te lindshmëria përgjatë muajve të parë të vitit 2021.
Kreu i qevrrisë përmes një postimi në rrjetin social në Facebook shkruan se vetëm 5 muajt e parë të vitit kanë lindur 15 837 fëmijë të cilët kanë përfituar banusin e bebes.
Ndër të tjera ai i rikthehet dhe ripërsërit faktin në lidhje me bonusin që marrin prindërit pas lindjes që nis me 40 000 lekë për vëmijën e parë, dyfishohet te i dyti dhe tek i treti familja merr 120 000 lekë.
“MIRËMËNGJES ?
dhe me lajmin e bukur se 15,837 fëmijë të lindur në pesë muajt e parë të vitit, kanë përfituar bonusin e bebes, e me kënaqësinë që deri tani kemi mbështetur mbi 88 mijë familje me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të qetë??”, shkruan Rama. e.su./abcnews.al