Vrau gruan dhe veten në Librazhd, bashkëshortja e kishte denoncuar burrin për dhunë

schedule21:31 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:31 - 7 Qershor, 2021

Një tjetër krim brenda në familje tronditi sërish mbrëmjen e sotme vendin. 56-vjeçari Qemal Bici vrau bashkëshorten me sëpatë dhe më pas u vetëvar në një pemë jashtë banesës.

Çifti la 4 fëmijë, dy vajza dhe dy djem, njëri prej të cilëve konstatoi nënën pa jetë dhe babanë të varur në pemë.

Lexo edhe: Momenti rrëqethës kur djali gjen prindërit e vdekur, përfundon në spital

Arsyet e vendimit ekstrem të kryefamiljarit nuk dihen, por gazetari i ABC në Librazhd, Agim Blloshmi mëson se 12 vite më parë Menturie Bici e kishte denoncuar bashkëshortin në polici për dhunë ndaj saj.

Duket se ngjarja e mbi një dekade më parë ishte lënë pas nga çifti duke vijuar jetën bashkëshortore, por problemet duket se kishin vijuar.

Policia pritet që të marrë dëshminë e fëmijëve, por edhe të afërmve për të mësuar më shumë mbi arsyet që çuan Qemal Bicin drejt vendimit për të vrarë gruan dhe më pas veten. d.b/Abcnews.al