Tragjedia në Librazhd, momenti rrëqethës kur djali gjen prindërit e vdekur, përfundon në spital

schedule21:23 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:23 - 7 Qershor, 2021

Nënën e gjeti të vrarë me sëpatë, ndërsa babanë të varur në pemë. Ky është momenti rrëqethës ku djali 20-vjeçar i çiftit Bici përballet me tragjedinë në familjen e tij. Tronditja për të ka qenë aq e thellë sa mësohet se ka përfunduar në spital ku i është nevojitur kujdesi i mjekëve.

LEXO EDHE:Shqipëria nuk gjen qetësi, burri vret gruan me sëpatë në Librazhd, më pas vetëvaret

Pamjet e siguruar nga gazetari i ABC Agim Blloshmi, tregojnë se si i riu merret nga të afërmit prej krahësh dhe largohet nga vendi i ngjarjes, që për të u kthye në një makth.

Kujtojmë se në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, pasditen e kësaj të hëne u shuan dy jetë. Për shkaqe që ende janë të paqarta, Qemal Bici i mori jetën gruas së tij 53-vjeçarje, Menturie Bici duke e goditur atë me sëpatë. Pas krimit makabër që kreu në shtëpi, 56-vjeçari i dha fund jetës, duke u varur në pemë në oborrin e shtëpisë.

Çifti Bici ishin prindër të 4 fëmijëve ndërsa dy prej tyre ishin në emigrim. e.l/abcnews.al/