Në Itali e akuzojnë sërish për përfshirje në kompani bastesh, reagon Igli Tare

schedule17:39 - 7 Qershor, 2021

schedule 17:39 - 7 Qershor, 2021

Igli Tares i është rikthyer edhe një herë tjetër çështja e vjetër e dyshimeve për pronësinë e një kompanie bastesh, diçka kundër ligjit për një drejtor sportiv. Emisioni investigativ Report në Rai 3 do të nxjerrë sot një emision në lidhje me këtë çështje, me La Republiccan, që i parapriu kësaj me një shkrim.

Në lidhje me këtë çështje, përmes zyrës së tij të mbrojtjes juridike, ka reaguar Tare, i cili përgënjeshtron gjithçka në lidhje me përfshirjen në pronësinë e kompanisë Top Bast dhe kundërsulmon gazetarët e marrë me këtë çështje.

REAGIMI – “Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me kompaninë shqiptare të basteve (Top Bast), në lidhje me të cilën, ashtu si edhe vëllai i tij Genti, nuk ka interes të drejtpërdrejtë ose indirekt. Teza e mbështetur nga gazetari dhe e atribuar prej tij në dokumentet hetimore, sipas së cilës “në fakt, kompania u përket vëllezërve Genti dhe Igli Tare”, është thjesht e rreme.

Po kështu, Igli Tare nuk ka absolutisht lidhje me operacionin e përshkruar nga gazetari si një përpjekje nga klani “Martiradonna” për të blerë këtë kompani bastesh, operacion për të cilin ai injoron çdo informacion.

Për shkak të falsitetit dhe mospajtueshmërisë totale të lajmit (i përpunuar mjeshtërisht), Igli Tare kishte paralajmëruar më parë gazetarin Daniele Autieri, në përgjigje të një emaili nga ky i fundit lidhur me një numër pyetjesh specifike drejtuar atij në cilësinë e tij si gazetar i Redaksisë së Lajmeve.

Në të vërtetë, gazetari nuk arriti ta merrte parasysh këtë paralajmërim, duke raportuar në thelb vetëm referencën për mospajtueshmërinë. Igli Tare rezervon të drejtën për çdo veprim juridik, për të cilin tashmë ai i ka dhënë një mandat avokatëve të tij, gjithashtu duke iu referuar profileve shtesë të paligjshmërisë të  këtij lajmi, objekt i mosmarrëveshjes”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!