Conte takohet me Putin: Sanksionet ndaj Rusisë duhen hequr

schedule10:29 - 25 Tetor, 2018

schedule 10:29 - 25 Tetor, 2018

Kryeministri Italian Xhuzepe Konte është takuar në Moskë me presidentin rus Vladimir Putin. Kreu i ekzekutivit Italian u shpreh se sanksionet ndaj Rusisë duhen hequr. Ndërkohë mes dy vendeve janë nënshkruar 13 marrëveshje tregtare.

Sanksionet, Siria, Libia, Ukraina dhe të gjitha aspektet e bashkëpunimit dy palësh mes Rusisë dhe Italisë të cilat duhet të shfrytëzohen në maksimum. Në vizitën e tij të parë në Rusi, kryeministri Italian Xhuzepe Konte është pritur shumë ngrohtë nga lideri rus Vladimir Putin në Kremlin.

Presidenti rus u shpreh se priste në të ardhmen më shumë investime nga Italia por dhe në Itali. Jo rastësisht pas takimit me Konten, Putin ka pritur një delegacion sipërmarrësish italianë.

Para konferencës së përbashkët për shtyp u firmosën 13 marrëveshje tregtare mes dy vendeve për një vlerë rreth 1.5 miliard euro.

Presidenti i Rusisë u shpreh ndër të tjera se nëse situate në Damask do të stabilizohet atëherë do të kishte një reduktim të ndjeshëm të emigrantëve që i drejtohen Europës.

Konte nga ana e tij theksoi se sanksionet ndaj Rusisë nuk përbëjnë një qëllim por janë një mjet, i cili duhet tejkaluar. Por për sa i përket vetos italiane në selinë e Bashkimit Europian për rinovimin e sanksioneve, kryeministri italian bëri të qartë se mbështetja ndaj Europës nuk duhej të vihej në diskutim. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!