Carlo Ancelotti me ardhjen e tij në Madrid do të udhëheqë edhe merkaton e Los Blancos. Nga Italia vijnë lajme se italiani do të tentojë të bashkohet me një nga yjet e Napolit, që shkëlqeu gjatë qëndrimit të Ancelottit te të kaltrit.
Hirving Lozano mësohet të jetë shënjestra e Real Madridit. Florentino Perez ka gati 50 milionë euro për t’ia vënë në pjatë Napolit për ta bindur për shitjen e meksikanit, që ka kontratë deri në verën e vitit 2024 dhe është një nga më të mirët në Serie A në të djathtë të sulmit.
25-vjeçari ka luajtur në 42 ndeshje këtë sezon dhe ka shënuar 15 gola e ka dhuruar 5 asiste në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Ai zbarkoi te Napoli para dy vitesh për 35 milionë euro nga holandezët e PSV Eindhoven. D.L/abcnews.al